Rama flet për ndeshjen Zvicër-Serbi, tregon pse nuk reagoi - NACIONALE

Rama flet për ndeshjen Zvicër-Serbi, tregon pse nuk reagoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në lidhje me heshtjen e tij pas ndeshjes Zvicër-Serbi. Ndeshje me shumë tension për shkak se dy lojtarë me prejardhje nga Kosova, luajnë për Zvicrën. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Edi Rama tha se nuk ka reaguar pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

“Nuk kuptoj realisht pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicër, jam kryeministër i Shqipërisë, dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare dy qytetarë zviceranë që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe që të gjithë, për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht, do ti përdorja ato figura për politikë. Në një mënyrë aspak dinjitoze, sepse janë ekipi kombëtar i një shtetit tjetër”, tha Rama.

“Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi më falni për shprehjen qesharak. Por, nacionalizmi është gjithëmonë sa qesharak aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh të nevojshme, mendoj që kush e bën këtë nuk bënë gjënë e duhur. Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të atij shteti, dhe për atë arsye luajnë me atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre, të përdoren si mish për top. Për një lojë luftash ballkanike, është...Për sanksionet ato çështje lidhen me politikën e FIFA-s që është tejet strikte për mos-cenimin e kuadrit sportiv në asnjë lloj nuance e cila ka ose mund të kenë natyrë politike”, deklaroi Edi Rama.

Lajme të ngjashme