Rama: Shërim të shpejtë të lënduarve, presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje - NACIONALE

Rama: Shërim të shpejtë të lënduarve, presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmjen e së shtunës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh. Kreu i qeverisë nis duke kritikuar ata që ai i referohet si "gjelat Laraman", të cilët, sipas tij, përdorin edhe ngjarje delikate për përfitimin e tyre.

Nga ana tjetër Rama është krenar për rojet ushtarake që mundën të neutralizojnë tre të huajt e dyshuar për spiunazh. Ai poashtu uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

Postimi i Ramës në Twitter:

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!

Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”

Lajme të ngjashme