Rama e poston një fotografi: Përshendetje për krejt Kosovën
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka qëndruar dje në Kosovë, ku ka takuar presidenten kosovare Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, por jo edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili refuzoi takimin.
Ndërsa sot Rama ka postuar një fotografi, duke i përshëndetur “krejt Kosovën”, teksa ka treguar se do të udhëtojë për në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
“MIRËMËNGJES
dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon” – shkroi Rama.