Rama do të takojë Vuqiçin dhe Kovaçevskin në Tiranë - NACIONALE

Rama do të takojë Vuqiçin dhe Kovaçevskin në Tiranë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë dhe Serbisë ,mbajtën të premten një takim online në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ata u dakorduan për t’u takuar në Tiranë, në mes të muajit, për të folur mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë, sigurisë ushqimore dhe financave, shkruan euroneës.al.

Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç gjithashtu u pajtuan për krijimin e grupeve të punës të cilat do t’i përgjigjen përballimit të krizave.

Kujtojmë se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që vazhdon të jetë kategorikisht kundër nismës “Ballkani i Hapur” edhe pse shtetet aleate të Kosovës e kanë përkrahur këtë iniciativë

Lajme të ngjashme