Rama: Analizat e gjëndrës tiroide mund të behën në tri qendra - NACIONALE

Rama: Analizat e gjëndrës tiroide mund të behën në tri qendra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se është rritur numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani analizat e gjëndrës tiroide mund të behën në tri qendra të mjekësisë familjare.

“Rritet numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare, dhe në tre qendra mund të bëni analizat e tiroides (T3, T4 dhe TSH) në: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare; Qendra në "Bregun e Diellit"; Qendra në lagjen "Dardania". Këto analiza janë jetike për shëndetin tuaj, duke ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të tiroides. Këto shërbime ofrohen në qendrat publike të mjekësisë familjare për të gjithë qytetarët.”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme