Rama: Aeroporti i Vlorës, më i madhi në Ballkan - NACIONALE

Rama: Aeroporti i Vlorës, më i madhi në Ballkan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga ecuria e punimeve për aeroportin e Vlorës. Kreu i qeverisë shprehet se ai do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.

“Mirmengjes dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aeroporti i Vlorës, pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme. Ai do të jetë aeroporti i tretë në vend ku fluturimet do të jenë edhe trans-oqeanike.

Rama pothuajse çdo ditë është aktiv, në rrjetet sociale, duke shpërndarë pamje të punimeve nëpër pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme