Rama: 80% e qytetarëve janë të kënaqur me Termokosin, do të ketë zgjerim të rrjetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se 80 për qind e qytetarëve të Prishtinës janë shprehur të kënaqur me shërbimin e ngrohjes nga “Termokos”.
Ai ka vlerësuar se zgjerimi i shtrirjes së rrjetit të Termokosit ka qenë veprim i qëlluar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka falënderuar drejtuesit e kësaj kompanie.
“80% e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur 😊 me shërbimet e ngrohjes 🔥 që ofron Termokos. Një lajm shumë i mirë 📢, i cili tregon se dedikimi i Kryeqytetit për ta zgjeruar shtrirjen e rrjetit të Termokos, e për të ofruar shërbime cilësore te banorët tanë dhe angazhimi me shumë vullnet 💪 i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin 🎯, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.
I pari i Prishtinës ka paralajmëruar zgjerim tjetër të rrjetit.
“Sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja 🔑, do të zgjerojmë rrjetin 🌐 dhe përmirësojmë aktualin aty ku ka nevojë. Për qytetarin, për një Prishtinë të pastër dhe të gjelbër”, ka shkruar Rama.