Rama: 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit - NACIONALE

Rama: 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit.

Kryeministri shqiptar statusit ia ka bashkangjitur edhe një fotot të komandantit, e cila është realizuar në Tiranë.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme