Raketa e re balistike, Putin paralajmëron se do të vazhdojnë ta testojnë - NACIONALE

Raketa e re balistike, Putin paralajmëron se do të vazhdojnë ta testojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se raketa e re balistike me rreze të mesme, e cila është aftë të bartë koka bërthamore, do të vazhdojë të testohet.

“REL” raporton se ai ka thënë se kjo do të ndodhë edhe në kushte luftuese, siç ndodhi gjatë javës kur Rusia sulmoi Ukrainën me këtë raketë.

“Ne do të vazhdojmë këto testime, përfshirë edhe në kushte luftuese, varësisht nga situata dhe natyra e kërcënimeve të sigurisë që po krijohen për Rusinë.” – ka thënë Putin.

Më 21 nëntor, Rusia përdori të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme