Rahovec: Qytetarit i vidhet ora e shtrenjtë zvicerane dhe para të gatshme - NACIONALE

Rahovec: Qytetarit i vidhet ora e shtrenjtë zvicerane dhe para të gatshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Rahovec.

Atje një qytetari i është hapur me forcë vetura, dhe i është vjedhur një orë e shtrenjtë ziverane dhe para.

Njoftimi:

VJEDHJE E RËNDË

Rahovec / 05.01.2025 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë hap me forcë veturën e tij dhe kanë vjedhur një çantë dore ku kishte një ore dore të shtrenjtë zvicerane dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme