Rahovec: Nëna e gjen të vdekur djalin e saj, policia jep detaje - NACIONALE

Rahovec: Nëna e gjen të vdekur djalin e saj, policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka raportuar në polici se ka gjetur djalin e saj të vdekur në Rahovec.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti është inicuar si “hetim i vdekjes”.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Rahovec 30.04.2023 – 12:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme