Rahimaj: Heroi i Kombit Metush Krasniqi së shpejti në Kamenicë
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë të ditur se është duke u punuar shtatorja e Heroit i Kombit Metush Krasniqi.
Rahimaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar në Tiranë atelenë ku po punohet shtatorja e Heroit Metush Krasniqi.
“Heroi i Kombit Metush Krasniqi së shpejti në Kamenicë. Bashkë me Drejtorin Behar Hyseni dhe Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, vizituam në Tiranë atelenë ku po punohet shtatorja e Heroit të Kombit Metush Krasniqi. Skulptori Neziri na informoi mbi punën dhe finesat përfundimtare të kësaj shtatoreje madhështore.” – ka shkruar Rahimaj.