Rafuna: Tregu nuk është i përgatitur për liberalizim, bizneset ende nuk i kanë marrë faturat
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë thirrje sërish që të pezullohet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë.
Rafuna në “Interaktiv” të KTV-së tha se ka shumë pasiguri te bizneset.
Rafuna ka thënë se bizneset ende nuk i kanë marrë faturat për dy muaj sa janë furnizuar nga furnizuesi i fundit KEK-u.
“Asnjë biznes ende s’ka pranuar faturën e KEK-ut. Na është thënë se KEDS-i i lëshon pasi i shikon orët. KEDS ende nuk i ka lëshuar. Është gjuajtje ZRRE me KEDS derisa gjejnë rrugën, mënyrën e kalkulimit. Ka lloj-lloj kalkulimi. Është çmimi i rrymës që blihet, transmisionit, marzhës, shpenzime administrative etj. Kjo është ajo që kemi thënë nga fillimi. Duhet të përgatitet tregu. Nuk është përgatitur as në kuptim të furnizuesve”, ka thënë Rafuna.