Rafuna: Rritja ekonomike prej 4 për qind e pamjaftueshme, nuk lë gjurmë në uljen e papunësisë - NACIONALE

Rafuna: Rritja ekonomike prej 4 për qind e pamjaftueshme, nuk lë gjurmë në uljen e papunësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se rritja aktuale ekonomike është e pamjaftueshme për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se rritja ekonomike prej 4 për qind nuk lë asnjë gjurmë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se kjo rritje nuk ndikon as në uljen e papunësisë.

“Rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë rreth 4 për qind që është një rritje ekonomike që nuk lë gjurmë në zhvillim, nuk lë gjurmë në ulje të papunësisë”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një rritje ekonomike dyshifrore.

“Në Kosovë për të lënë gjurmë rritja ekonomik duhet të jetë dyshifrore e jo njëshifrore dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne prej fillimvitit kur është aprovuar Ligji i Buxhetit kemi kërkuar nga institucionet e vendit që të ketë më shumë investime publike, të ketë një reformë të ambientit për të pasur më shumë investime private dhe për të parë se si mundemi më shumë me tërheq diasporën tonë në kuptimin e projekteve e të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik të vendit e jo vetëm t’i lejojmë diasporën tonë në kuptim që ata të blejnë banesa ose shtëpi”, ka thënë Rafuna.

Lajme të ngjashme