Rafuna i Odës Ekonomike paralajmëron “shumë ndikim” në Kosovë nga tarifat e Donald Trump
Tarifat prej 10% të vendosura nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të kenë “shumë ndikim” për eksportet e Kosovës, paralajmëron drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“Ndikimi do të jetë i madh, sepse do të kemi një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat e Kosovës që eksportohen në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse na është vendosur një tarifë më e ulët sesa disa vendeve të rajonit (...)
(...) që e rrethojnë Kosovën, kjo gjithsesi e shtrenjton produktin me origjinë nga Kosova, i cili do të dalë në tregun e SHBA-së më i shtrenjtë sesa ka qenë deri më sot”, ka thënë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.