Rafael Nadal avancon në çerekfinale të "Wimbledon", mposht Zandschulp
Tenisti Rafael Nadal ka avancuar në çerekfinale të "Wimbledon 2022", duke mposhtur në raundin e 16-të kundërshtarin Van de Zandschulp.
Spanjolli e dominoi plotësisht holandezin duke e mposhtur në tre sete për të siguruar "biletën" për në fazën tjetër.
Nadal tregoi fuqinë në të tre setet (6:4, 6:2, 7:6) për t'iu dëshmuar të gjithëve që është kandidat serioz që ta fitojë titullin.