"Radio Televizioni i Kurtit", Flutura Kusari: Protestë fantastike e PSD-së - NACIONALE

"Radio Televizioni i Kurtit", Flutura Kusari: Protestë fantastike e PSD-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjare e pazakontë ka ndodhur sonte gjatë fillimit të transmetimit të lajmeve qendrore në Radio Televizionin e Kosovës, ku aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka shpalosur një pankartë ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit” si shenjë proteste pasi aktivisti i VV-së, Rilind Gërvalla është emëruar në krye të televizionit publik.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pamje nga futja e aktivistit, Nol Nushi me një pankartë në duar në të cilën shkruhej 'Televizioni i Kurtit'.

Pas aksionit, ka reaguar Juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila përmes një postimi në Facebook e ka quajtur veprimin "fantastik".

Më tej, Kusari tha se nëse RTK-ja e heq videon, do të konsiderohet censurë.

Postimi:

Lajme të ngjashme