Raci: Qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për ta integruar veriun e Kosovës - NACIONALE

Raci: Qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për ta integruar veriun e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Gazmir Raci, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë më partnerët nderkombetarë për ta integruar veriun e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Raci ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë strehë për grupe dhe individë si Ëagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.

Lidershipi aktual në Kosovë, në këto ditë kritike të përballjes me "milicinë fashiste" në veri, duhet të gjejë forcën për të krijuar unitet dhe një plan të përbashkët për integrimin e pjesës veriore, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në. Ajo pjesë të vendit duhet të lirohet nga këto grupe kriminale dhe kontrabandiste. Kosova është e të gjithëve por nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Ëagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi”, ka shkruar Raci.

Lajme të ngjashme