Raci: Nuk ka Republika Srpska të dytë në Ballkan, e garanton marrëveshja e 2015-ës
Analisti Gazmir Raci ka komentuar marrëveshjen e mbrëshme ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ai u ndal specifikisht te vetmenaxhimi dhe asociacioni.
Sipas tij Vuçiq e Daçiq duhet t’i lënë pallavrat, pasi Republika Srpska nuk do të ketë në Kosovë, pasiqë në marrëveshjen e 2015-ës, parashihet që dekreti i drejtëpërdrejt të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Tutje Raci është shprehur se as ShBA e BE nuk do ta lejojnë formimin e një Republika Srpska të dytë në Ballkan.
Statusi i plotë:
Vuçiq & Daçiq duhet ti lëjnë PALLAVRAT
Ata kanë nënshkruar në vitin 2015 që Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret të aplikueshëm drejtpërdrejtë, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
PRA kanë nënshkruar vetëm marrëveshje në përputhje me Kushtetuën e Republikës së Kosovës.
Që Asociacioni do të jetë vetëm sipas Kushtetutës, pra pa kompetenca ekzekutive e ka konfirmu edhe PL e BE-së Mogherini.
E njëjta po konfirmohet edhe me dokumentet e tanishme.
BE e ShBA, nuk lejojnë një Republika Srpska të dytë në Ballkan.