Raci i gëzohet fortë udhëtimit të Kurtit në ShBA: Dëshmi që dallimet e vogla s’janë pengesë
Gazmir Raci, analist me bindje të afërta me VV-në, ka komentuar udhëtimin e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, në ShBA.
Sipas Racit, shkuarja e Kurtit në konventin e Partisë Demokratike të ShBA-së është një dëshmi që “dallimet e vogla për hapa” nuk e dëmtojnë marrëdhënien mes Kosovës dhe Amerikës.
“Nuk janë të mira ekzagjerimet që bëhen në vendin tonë për raportet mes Kryeministrit dhe ShBA-ve. Shkuarja e Kryeministrit Kurti atje, sidomos në këtë kohë, është edhe një dëshmi që dallimet e vogla për hapa nuk do të jenë pengesë karshi aleancës sonë të madhe dhe të thellë që kemi” – ka shkruar ai.