Raci dënon kërcënimet ndaj LDK-së e PDK-së: S'duhet injoruar, na duhet uniteti - NACIONALE

Raci dënon kërcënimet ndaj LDK-së e PDK-së: S'duhet injoruar, na duhet uniteti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazmir Raci, analist, ka shkruar një status në lidhje me kërcënimet ndaj kryetarit të LDK-së dhe PDK-së dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.

Z. Raci ka shkruar se kanosjet ndaj kujtdo, nuk duhet të injorohen, duke sugjeruar që organet e ndjekjes të zhvilllojnë hetime përkitazi me këto kërcënime.

“Kanosjet ndaj kujtdo nuk duhet injoruar dhe organet e ndjekjes dhe drejtësisë duhet t`i trajtojnë me prioritet dhe seriozitet të shtuar këto informacione. Gjyqësia në studiot televizive, tendenca për të përfituar politikisht dhe përpjekjet për përçarje në këtë kohë, nuk i shërbejnë interesit të vendit.” – shkroi ai.

Tutje, z. Raci ka theksuar se tash duhet uniteti, pasi Kosova ka hyrë në fazën e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë.

“Duke qenë se po hyjmë në fazën e arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, konsideroj se si asnjëherë me parë na duhet uniteti, qetësia, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për ta përfunduar ketë proces tejet të rëndësishëm për Kosovën dhe gjithë shqiptaret në Ballkanin Perëndimor.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme