Qytetari rrefen malltretimin për sigurimin e librave: Tri herë kam provuar, dy herë kishte tollovi të madhë, herën e tretë nuk mbeten libra
Qytetari Bardh Avdiu, përmes një statusi në Facebook, ka përshkruar tollovinë që ka shkaktuar Ministria e Arsimit, me vendimin që librat të blihen individualisht, për nxënësit.
Sipas qytetarit Avdiu, referuar përvojës së tij personale, thotë se ky malltretim që vjen nga kjo Qeveri nuk duhet të harrohet.
“Hera e trete qe shkoj ne shtepine botuese "Dukagjini" per tre libra te klases se lll fillore per nje fmije te nje te afermi, i cili e ka te pamundun me dal me i ble. Heren e pare dhe te dyte deshtova me i ble per shkak te tollovise, e heren e trete nuk kishin mbete me ato libra.”- ka thënë ndër të tjera ai.
E plotë:
Hera e trete qe shkoj ne shtepine botuese "Dukagjini" per tre libra te klases se lll fillore per nje fmije te nje te afermi, i cili e ka te pamundun me dal me i ble. Heren e pare dhe te dyte deshtova me i ble per shkak te tollovise, e heren e trete nuk kishin mbete me ato libra.
Malteretimi qe ua ka ba prinderve kjo qeveri, e specifikisht Ministria e Arsimit, nuk duhet me u harru.
Deshtaka e mjerana