Qytetari godet me veturë prokuroren dhe ikë nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Qytetari godet me veturë prokuroren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka bër të ditur se viktima është dërguar në emergjencën e sitalit të Pejës pasi ka pësuar lëndime trupore.

Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen " Adem Jashari" në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një (1) veturë dhe një këmbësore, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lendime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.” ka bërë të ditur për Nacionalen Driton Rugova zëdhënës i policisë në Pejë.

Sipas raportimeve të Gazetës Insajderi, bëhet fjalë për një prokurore të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ende nuk dihen motivet e këtij “aksidenti”, nëse ishte i paqëllimshëm apo nga ndonjë motiv tjetër.

Policia dhe Prokuroria e Pejës kanë marrë të gjitha masat për arrestimin e përsonit që shkaktoi këtë aksident, e më pas u largua.