Mërgimtarët vazhdojnë të konfirmojnë arritjen e fletëvotimeve në diasporë - NACIONALE

Mërgimtarët vazhdojnë të konfirmojnë arritjen e fletëvotimeve në diasporë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të gazetës Nacionale për arritjen e fletëvotimeve në adresa të caktuar në diasporë, mërgimtarët kanë vazhduar të konfirmojmë një gjë të tillë.

Disa mërgimtarë kanë komentuar në artikullin e Nacionales, duke postuar fotografi që tregojnë se fletëvotimet origjinale kanë arritur në adresën e duhur.

Gazeta Nacionale sot ka raportuar se pjesa më e madhe e fletëvotimeve të dedikuara për diasporën janë shpërndarë në adresat e votuesve jashtë Kosovës në një afat rekord.

Një anëtar i KQZ-së në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës se pavarësisht ngarkesës së shërbimeve postare, deri tash KQZ-ja ka arritur me sukses t’i shpërndajë pjesën më të madhe të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë.

Pavarësisht ngarkesës së shtuar të shërbimeve postare gjatë festave të fundvitit, deri tash KQZ ka arritur me sukses t’i shpërndajë pjesën më të madhe të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës”, ka thënë anëtarët e KQZ-së.

Lajme të ngjashme