Qytetarët 'e papërgjegjshëm' vazhdojnë të hedhin mbeturina vëllimore, Komuna i gjobit me 200 euro
Si duket disa qytetarët nuk po “mbushin mend”, pasi kanë vazhduar të hedhin mbeturina inerte edhe pas paralajmërimit të Komunës se personat e papërgjegjshëm do të gjobiten.
Siç ka njoftuar Inspektorati i Komunës së Prishtinës, është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh ndaj një qytetari, sipas rregulloreve në fuqi.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se të gjithë shkelësit do të përballen me masa ndëshkuese.
"Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore, në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.♻️ Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët", thuhet në njoftimin e komunës.