Qytetarët serbë të Kosovës demantojnë mediat serbe
Mediumi serb, ‘’ Kosovo Sever Portal’’, ka publikuar një video më mbishkrimin ‘’ Të punësuarit në komunën e Mitrovicës Veriore po japin dorëheqje’’.
Në këtë video shihen dhjetëra qytetarë me disa dokumente në duar pranë objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, duke hyrë dhe dalë nga objekti.
Mirëpo, kjo video është demantuar nga disa qytetarë serb të cilët përmes rrjeteve sociale kanë thënë se gjysma e më shumë e këtyre njerëzve as qe jetojnë në Kosovë.
Aleksader Arsenijeviq ka shpërndarë videon në profilin e tij në Facebook, duke thënë se është mjaft e çuditshme se si qyteti i Mitrovicës Jugore ka kaq pak rrugë por unë nuk njoh gjysmën e më shumë të personave të përfshirë në këtë video.
‘’Është e çuditshme se si unë nuk njoh më shumë se gjysmën e personave në ketë video edhe pse qyteti im ka shume pak rrugë, ndërsa unë njoh persona edhe nga qytetet e tjera’’, ka thënë ai.
Arsenjieviq, nuk ka qenë i vetmi i cili ka demantuar këto pamje, kishte edhe komentues të tjerë serb të cilët u pajtuan më qëndrimin e tij.
‘’Unë i njohë gjysmën e këtyre zotërinjve në video, të cilët jetojnë në Beograd dhe e di që punojnë në institucionet serbe në Beograd....Fatkeqësisht kjo video tregon pabarazinë sociale në të cilën jemi duke jetuar’’, tha një serbet.
Që nga java e kaluar kur Lista Serbe, ka vendosur që të dalë nga institucionet e Kosovës, dhjetëra zyrtare policor e komunal, kanë vendosur që të largohen nga institucionet e Kosovës po ashtu.