Quni i befasuar me sjelljen e Qeverisë: Dinari po e mbulon sulmin e Serbisë në Banjskë - NACIONALE

Quni i befasuar me sjelljen e Qeverisë: Dinari po e mbulon sulmin e Serbisë në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, është shprehur i shqetësuar me qasjen e Qeverisë për dinarin.

Ai ka bërë me dije se presioni që po i bëhet Kosovës për këtë çështje kanë mbuluar sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, deputeti i LDK-së ka thënë se ekzekutivi po vepron në mënyrë të gabuar.

Sot në qendrat e vendimmarrjes nuk flitet për aktin terrorist, nuk flitet për Banjskën, nuk flitet për inkursionin paramilitar, për pasojat e saj, për qëllimet, nuk flitet për komprometimin e Beogradit i cili ka qëndruar prapa, institucionet e ndryshme të përfshira me përgatitjen e asaj njësie paramilitare, e prirë nga kryekrimineli Radojiçiq”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se top temë tani do të duhej të ishte agresioni i Serbisë në Banjskë e jo çështja e dinarit.

Në vend se të jetë top temë me prioritet, me dinamikë e intensitet, kjo çështje pas të cilës do të pasojnë sanksione, do të ketë veprime kundrejt Beogradit, e sot po flitet për dinarin. A është nga mos dijenia, a është koincidencë, apo është diçka e qëllimshme që të mbulohet një veprim terrorist kriminal, e të merremi me diçka që në krahasim me atë situatë, është shumë margjinale”, është shprehur Quni.

Lajme të ngjashme