Quni: Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu do të shkojnë, ne prapë do të ngrihemi - NACIONALE

Quni: Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu do të shkojnë, ne prapë do të ngrihemi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, përmes një shkrimi në Facebook ka paralajëruar, “shkuarjen” e qeverisë KURTI.

Sipas tij, me të njejtën shpejtësi që erdhën në pushtet e i rriten votat ashtu edhe do të shkojnë nga qeverisja.

Pas kësaj, sipas Qunit, LDK do të ngrihet prapë.

Postimi i plotë i tij:

“Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit

I pari paralajmëroi luftë.

I dyti terr.

I treti sëmundje e epidemi.

I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.

Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.

Në horizont do të shohim vetëm pluhurin mbrapa tyre, e ne, prapë do të ngrihemi.”

Kujtojmë se Quni ishte ministër i mbrojtjes në Qeverinë KURTI I, por pas rrëzimit atë botë të Kurtit, Quni qëndroi besnik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë vahzdimisht opozitë të fortë, kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme