“Çu prej atyhi e le dikë që i del zot atij vendi” - Vetëvendosje përplaset ndërmjet vete në kuvendin e Gjilanit - NACIONALE

“Çu prej atyhi e le dikë që i del zot atij vendi” - Vetëvendosje përplaset ndërmjet vete në kuvendin e Gjilanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ismajl Kurteshi, anëtar i vjetër i kësaj partie, tash asambleist në Kuvendin Komunal të Gjilanit, u përplas fort me kryesuesin e kuvendit, poashtu nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Sadiku.

Deri te përplasja erdhi, pasi Sadiku i kishte dhënë fjalën, asambleistit të LDK-së, Avdyl Aliu.

Kjo siq duket ia “shqetësoi nervat” Kurteshit, i cili u ngrit në këmbë duke i bërtitur Sadikut.

Qu prej atyhi e le dikë që i del zot atij vendi” i ka thënë Kurteshi kryesuesit Sadiku.

Çka është kjo punë, nuk ka drejt askush me ndërhy në seancat që vazhdojnë. Ku këna mbet aty vazhdojmë. Nëse e ki shok Avdylin, pas seancës, në seancë vetëm sipas rregullores. Mos ja nxirr fundit, po na shqetëson nervat e po na bon hallakam

Ndërsa Shefi i grupit të LDK-së Avdyl Aliu ia kthen Kurteshit që problemet partiake leni jashtë derës së Kuvendit.

“Nervat edhe problemet partiake që I keni I leni të dera jashtë. Mos i sillni këtu brenda”, tha Aliu.

Pas kësaj përsëri ka reaguar Kurteshi duke I kërkuar kryesuesit t’ia ndal fjalën.

“Mos ja nxjerr bishtin. Ndalja fjalën”, tha Kurteshi.

E kryesuesi ia kthen shumë shkurt “Baca Sami a e kryve”./Gazeta Insajderi/

Lajme të ngjashme