Qorroli: Kërkesa e Serbisë për rastin në Banjskë ishte e kundërligjshme, ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka komentuar kërkesën e Serbisë për informacione për rastin Banjska, ku edhe ka treguar përse është refuzuar.
Qorrolli ka deklaruar se kjo kërkesë ishte në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës si dhe me ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar prandaj edhe u refuzua.
Ai tutje ka treguar se vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit.
“Kërkesa e Serbisë është ligjërisht e pakuptimtë dhe në kundërshtim me gjithë bazën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës sidomos me Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në fushën penale. Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar që t’i ndriçoje çështjet që kanë ndodhur në Banjskë…”, tha Qorrolli për RTV21.