Qoku mundohet të sqarohet për fyerjet ndaj Xhaferit: Kam reaguar si qytetar i Maqedonisë, jo si zyrtar i Kosovës
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Bekim Qoku, ka dalë me disa sqarime për statuset e tij kundër kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ai ka thënë se për këtë çështje nuk ka reaguar si zyrtar i Republikës së Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Xhaferi ka shkruar se për zhvillimet në Maqedoni ka folur si qytetar i Maqedonisë së Veriut.
“Së treti, si aktivist politik unë kam të drejtën për të pasur qëndrim për zhvillimet politike dhe për ta shprehur atë, si deklarativisht ashtu edhe përmes angazhimit konkret. Ato që i konsideroj si nevojë të kohës i shndërroj edhe në angazhim konkret në terren. Kam marrë pjesë si një qytetar i shqetësuar në shumë protesta në MV të organizuara nga shoqëria civile e këtushme. Së katërti, unë në asnjë rrethanë për çështje të angazhimit politik në Maqedoninë e Veriut nuk kam reagur si zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës, por si qytetar dhe aktivist politik në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Qoku.