Qoku i Kurtit tallet me Ali Ahmetin: Rrethi i tij i thonë “baba i kombit”, por ai është “gjyshi i kombit” - NACIONALE

Qoku i Kurtit tallet me Ali Ahmetin: Rrethi i tij i thonë “baba i kombit”, por ai është “gjyshi i kombit”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Qoku, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, është tallur me liderin e BD-së, Ali Ahmeti.

Ai ka thënë se nga bashkëpartiaket e tij Ahmeti konsiderohet si baba i kombit.

Duke komentuar ditëlindjen e 65 të Ahmeti, Qoku ka thënë se i bije që Ahmeti të jetë gjysh i kombit.

“Për Ali Ahmetin ata të partisë së tij dhe të tjerë rreth tij thonë që ai është BABA i kombit. Por Aliu para do ditësh mbushi 65 vjeç andaj i bie të jetë GJYSHI i kombit. Kurse ne themi që ai është BABA-GJYSHI. Se kush beson ende ke babagjyshi, kjo i mbetet botës së fantazisë të gjithsecilit”, ka shkruar Qoku në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme