“Qoftë edhe në formë graduale”, Borrell tregon se ka propozuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka konfirmua se ka propozuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se këto masa duhet të hiqet qoftë edh enë mënyrë graduale.
“Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im”, ka thënë Borrell.