QKUK jep detaje për gjendjen e policit që u plagos në Zllakuqan
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për gjendjen e policit në Zllakuqan të Klinës, i cili u plagos derisa po intervenonte në një grabitje.
Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, ka thënë se gjendja e policit është stabile.
“Pacienti për të cilin jeni interesuar ka ardhë në ndërrimin e kaluar dmth gjatë natës, është trajtuar ka pasur lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit siç i themi ne në regjionin kirural është trajtuar me të gjitha ekzaminimet përkatëse i është dhënë terapia dhe pacienti është lëshu për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, nuk ka qenë diçka rrezik që me u trajtu në QKUK.” – ka thënë ai për “Klan Kosova”.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar që kriminelët të sillen para drejtësisë.