QKUK flet për të plagosurit në Skënderaj: Një në gjendje pak më të rëndë, dy të tjerët jashtë rrezikut për jetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një persona dhe tre të tjerë janë plagosur.
Në lidhje me këtë ngjarje, kanë folur edhe nga QKUK-ja.
Mirlindja Qyqalla, zëdhënëe e QKUK-së, i tha Telegrafit se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë. Ndërsa dy të tjerët, që po ashtu u plagosën në këtë ngjarje, janë jashtë rrezikut për jetë.
“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së jemi njoftuar që tre presona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të lënduar me armë zjarri. Sipas ekipit mjekësor, aktualisht, njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.” – tha Qyqalla.