QIKA: Asnjëri kandidat për rektor të UP-së s’ka plan për adresimin e ngacmimeve seksuale
Organizata joqeveritare, “QIKA”, ka shprehur shqetësimin e saj për zgjedhjet e mbajtura për rektor në Universitetin e Prishtinës, që është universiteti më i madh publik.
Në një reagim publik, QIKA ka vlerësuar se asnjë nga katër kandidatet për rektor në UP nuk kishin plan për adresimin e ngacmimeve seksuale.
“Kujtojmë se në anketën e realizuar nga KOSOVO 2.0, 1 në 3 studente kishte deklaruar se së paku njëherë kishte përjetuar ngacmim seksual brenda hapësirave të UP-së. Hiç më larg se disa muaj më parë, 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar për ngacmim seksual profesorin tashmë të suspenduar Xhevat Krasniqi, i cili po hetohet edhe nga prokuroria e shtetit për veprën penale ‘ngacmim seksual’.” – ka shkruar QIKA.