Qeveria voton anëtarët e bordit në ndërmarrjen Trepça - NACIONALE

Qeveria voton anëtarët e bordit në ndërmarrjen Trepça

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për emërimin e bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike qendrore “Trepça”, në të cilin janë emëruar kryesuesi dhe katër anëtarë.

Kurti ka thënë se konkursi është monitoruar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përderisa kanë apikuar 64 kandidatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, tha se në këtë konkurs kanë aplikuar 64 kandidatë.

Ai shtoi do të qartësojnë çështjen e përfaqësimit të punëtorëve në bord në përputhje me ligjin. Ndërkohë, do të hapet konkursi për anëtarët tjerë, ku inkurajojë aplikimin sidomos të pakicave.

Kryeministri Albin Kurti propozojë që Mentor Berisha të jetë kryesues, Fadil Bejta, anëtar, Merita Gashi, anëtare, Sadie Gashi, anëtare, Alban Krasniqi, anëtar,, propozim ky që u miratua nga kabineti qeveritar.

Lajme të ngjashme