Qeveria vazhdon t’i njohë dokumentet e lëshuara nga strukturat paralele - NACIONALE

Qeveria vazhdon t’i njohë dokumentet e lëshuara nga strukturat paralele

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një muaj më parë gazeta Nacionale kishte raportuar se me marrrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet e identifikimit, Qeveria e Kosovës i kishte njohur dokumentet e lëshuara nga strukturat paralele serbe.

Kjo është konfirmuar së fundmi edhe në një raportim të Agjencisë së Lajmeve Kosovapress.

KosovaPress-i ka siguruar letërnjoftimin e Serbisë të një mitrovicasi nga veriu, në të cilin përveç shënimeve personale në alfabetin cirilik, shkruan vendbanimi Mitrovicë, për Drejtorinë e Policisë në Mitrovicën e Kosovës, dhe e lëshuar nga Republika e Serbisë.

Ky qytetar që deshi të mbetet anonim, thotë se udhëton pa problem me këtë dokument për në Serbi dhe anasjelltas, përmes kufirit të Jarinjes.

Qytetarët, por edhe njohësit e rrethanave politike në Mitrovicë, konsiderojnë se marrëveshja për letërnjoftimet e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe ka legalizuar strukturat paralele serbe.

Për këtë çështje, nuk ka komentuar asgjë Qeveria e Kosovës.

Lajme të ngjashme