Qeveria s’u jep pagat mësimdhënësve, Lekaj: Ministri Murati duhet të ndiqet penalisht
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos jav ekzekutoj pagat për mësimdhënësit grevistë.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati duhet të ndiqet penalisht.
“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati duhet të ndiqet penalisht, pasi me vendim të shefit të tij, la pa paga mijëra mësimdhënës. Regjimi i Kurtit është shembulli i mosqeverisjes, propagandës e linçimeve, e cila ka dështuar të përballet me kërkesat e qytetarëve dhe në vend të kësaj po praktikon qasje autokratike ndaj mësimdhënësve”, ka shkruar Lekaj.
Deputeti i AAK-së gjithashtu ka lutur Kryeministrin Kurti që të ndal poshtërimin dhe të reflekton ndaj tyre.
