Qeveria sllovake: Fico në rrezik për jetën, orët e ardhshme janë vendimtare - NACIONALE

Qeveria sllovake: Fico në rrezik për jetën, orët e ardhshme janë vendimtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë ndodhet në rrezik për jetën, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një paraqitje publike të mërkurën.

“The Telegraph” raporton se kjo është konfirmuar nga qeveria sllovake.

“R. Fico i është bërë atentat sot. Ai u qëllua disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një ndërhyrje akute. Orët e ardhshme do të vendosin.” – thuhet në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare të Fico.

Presidentja në largim e Sllovakisë, Zuzana Caputova, tha se ajo është e shokuar nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij fuqi për t’u shëruar.

Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit vitin e kaluar si udhëheqës i një koalicioni populist e nacionaist.

Në janar, ai i ndërpreu ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Lajme të ngjashme