Qeveria reformon skenën e asistencës sociale, Kurti: Po merr fund padrejtësia e diskriminimi - NACIONALE

Qeveria reformon skenën e asistencës sociale, Kurti: Po merr fund padrejtësia e diskriminimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka hartuar një skemë të re sociale e dedikuar për “zhvillim ekonomik e shpërndarje të barabartë.”

Ai bëri të ditur çdo familje në Kosovë që ka të ardhura nën 100 euro për anëtar në muaj, mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale.

Në këtë kontekst, Kurti tha se “po merr fund padrejtësia e diskriminimi që ka ekzistuar nga dizajnimi i mëparshëm i kësaj skeme, i cili ka qenë i tillë që nga viti 2007, duke mos përjashtuar më nga skema familjet që nuk kanë më fëmijë nën 5 vjeç”.

Lajme të ngjashme