Qeveria propozon për kryesues të Bordit të AKP-së ish-kandidatin e VV-së për deputet
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit një anëtar të bordit për kryesues të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi.
Anëtari i propozuar është ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Mentor Hyseni.
Pas propozimit, kryeministri Albin Kurti e ka lavdëruar kandidatin Hysenin për profesionalizëm.
Ai ka thënë se i njëjti për 12 vite ka ushtruar pozita të larta nëpër institucioneve publike.
“Andaj sot, në pozitën që e mbante z. Mikullovci, i propozohet Kuvendit emërimi i anëtarit aktual të bordit, z. Mentor Hyseni. Ai ka përfunduar studimet bazike në fushën e financave në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, për më shumë se 12 vite ka punuar në pozita të larta menagjeriale nëpër institucioneve publike në Kosovë ”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu në këtë mbledhje Qeveria ia ka propozuar Kuvendit për ta votuar për anëtar të bordit të AKP-së Gent Nushin.