Qeveria nis procedurat për blerjen e objekteve për ambasadat në Washington e Berlin
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për nisjen e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës në Berlin, si dhe për blerjen e objektit rezidencial.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, pas mbledhjes elektronike së Qeverisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Ëashington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – thuhet në njoftim.