Qeveria e ndryshon ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojten e Konsumatorit.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe direktivat e Bashkimit Europian.
“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të shërbimeve”, tha Kurti.
Sipas tij, ndryshimi i këtij ligji synon të vërë më shumë rregull që do t’i kontribuojë mbrojtjes së konsumatorëve.
Ndryshe, Ligji për Mbrojten e Konsumatorit funksionon në kuadër të Ministrisë, Indurstrisë dhe Ndërmarrësisë.