Qeveria ndan buxhet për pagat e mësimdhënësve të Vitisë e Kamenicës - NACIONALE

Qeveria ndan buxhet për pagat e mësimdhënësve të Vitisë e Kamenicës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muajin e kaluar Komuna e Vitisë kishte probleme në ekzekutimin e pagave të punonjësve të arsimit, duke i lënë në pritje për paga mësimdhënësit për disa ditë.

Tashmë Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka ndarë buxhet për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorin e shpenzimeve të pagave për dy komuna.

Përveç për Komunën e Vitisë, që udhëhiqet nga LDK-ja, Qeveria ka ndarë para edhe për Komunën e Kamenicës, që udhëhiqet nga VV-ja.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, transmeton Reporteri.

Lajme të ngjashme