Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet” - NACIONALE

Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”. Pako kjo që u prezantua para disa ditëve nga kryministri i Kosovë, Albin Kurti.

Ky vendim u morën në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme