Qeveria miraton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarë Publikë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se këto dy projektligje janë tepër të rëndësishme.
“Si ministri përgjegjëse për administratë publike, synojmë garantimin e drejtësisë dhe barazisë. Reforma në administratë publike është e mangët pa një sistem të mirëfilltë të pagave, përmes të cilit krijohen dhe mirëmbahen rregullat. Marrë parasysh që ka ligji për pagat kërkoj që ta miratoni”, deklaroi Sveçla për Ligjin e Pagave.
“Zyrtarët publikë janë faktorët kyç që garantojnë përmbushjen e politikave, mbështetjes dhe atë administrativ. Projektligji krijon mekanizmat e duur për një administratë publike që bazohet në qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie”, tha ministri për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.