Qeveria miraton Projektligjin për Liritë Fetare - NACIONALE

Qeveria miraton Projektligjin për Liritë Fetare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është ruajtja e pluralizmit fetar.

“Pluralizmi i besimit, siç e kanë vërejtur shumë filozofë është një fakt i pandryshueshëm i një shoqërie demokratike. Projektligji në fjalë, do t’iu ofrojë bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për tu regjistruar zyrtarisht”, ka thënë Kurti.

Miratimi i këtij projektligji ka qenë vazhdimisht kërkesë e bashkësive fetare në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Programin Legjislativ për vitin 2023.

Programi parasheh që Qeveria gjatë këtij viti t`i miratojë rreth 100 projektligje.

Lajme të ngjashme