Qeveria mban mbledhje elektronike, merren dy vendime - NACIONALE

Qeveria mban mbledhje elektronike, merren dy vendime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje,sipas komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit janë marrë dy vendime.

“· U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).

· U miratua kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).” – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme