Qeveria Kurti ndjek hapat e presidentit Obama, miraton Aktin Magnitsky - NACIONALE

Qeveria Kurti ndjek hapat e presidentit Obama, miraton Aktin Magnitsky

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka miratuar një ser ligjesh.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka listuar ligjet e projektligjet të cilat sipas tij janë mjaft të rëndësishme për Kosovën.

Ai është mburrur që ka miratur Projektligjin i njohur si Akti Magnitsky.

“Miratuam Projektligjin për Sanksionet e Shënjestëruara Kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, përmes të cilit vendi ynë rreshtohet në radhën e shteteve demokratike që kanë normuar këto sanksione”, deklaroj kurta.

Ky ligj është miratuar për herë të parë nga senati amerikan gjatë kohës së Presidentit Barack Obama, ku i jep të drejtë ShBA-vë, që të sanksionojnë zyrtarë qeveritar të shteteve të huaja në rast se privojnë qytetarët e shteteve të tyre dhe huaja qasje në të drejtat bazike të njeriut.

Në mbledhjen e Qeverisë Kurti gjithashtu janë ndarë 255 mijë euro, për sigurimin e librave për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Lajme të ngjashme